Kryemadhi, opozita do të shkojë nesër në Keshillin Politik

Nga Exit News
Kryemadhi, opozita do të shkojë nesër në Keshillin Politik

Opozita do të marrë pjesë në Këshillin Politik për të vazhduar bisedimet për ligjin zgjedhor.

“Nesër besoj se do marrim pjesë në Këshillin Politik. Nuk ka asnjë arsye për të mos marrë pjesë. Ai thotë se nuk i kam ndryshuar koalicionet në Kod Zgjedhor. Në marrëveshjen e 5 qershorit, që është miratuar, janë nenet për koalicionet parazgjedhore”, tha Monika Kryemadhi, kryetare e LSI për gazetarin Çim Peka, në Syri Tv.

Kryemadhi tregoi se Basha ka biseduar sot me tre ambasadorët, e SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së, për vazhdimin e marëveshjes së 5 qershorit. Ajo, gjithashtu tha se Rama do ët humbi dhe veprimet e tij do ti japin opozitës 100 mandate:

“Sot, opozita kishte 86 mandate me koalicione. Me këto veprime do na i çojë në 100 mandate. Nuk ka asnjë kalkulim që e nxjerr atë fitues”.

Kryetarja e LSI-së këmbënguli se veprimet e Ramës nuk do të hapin negociatat dhe si pasojë shqiptarëve do tu kthehen vizat.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>