Kryemadhi: Pandemia Rama po i merr frymën njerëzve

Nga Exit News
Kryemadhi: Pandemia Rama po i merr frymën njerëzve

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi sulmoi kryeministrin Rama dhe e krahasoi atë me një pandemi që po i merr frymës qytetarëve.

Gjatë një takimi elektoral me banorët e njësisë nr.1 në Tiranë, Krymeadhi tha se “përveç pandemisë së koronavirusit, kemi edhe pandeminë Rama, që po iu merr frymën njerëzve. Ka 7 vjet që bëhen premtime dhe zero realizime.”

Kryemadhi deklaroi se Rama tregon projekte 3D, por ndërkohë qytetarët nuk kanë mundësi të paguajnë faturat as për ilaçet:

“Epo, kjo nuk është jetë. Nuk jetohet me frikën e një të çmenduri që rri mbi kokë shqiptarëve. Duhet të përmbysim Ramën si sistem. Shqiptarët duhet të mos ikin me vrap nga Shqipëria, por të kenë të ardhme të sigurt këtu.”

Ajo ftoi të gjithë qytetarët që t’i bashkohen LSI-së sepse në të ka vend për të gjithë:

“LSI i ka dyert e hapura për çdo njeri që do të jetë pjesë e politikës, do të ndryshojë të ardhmen e tij.”

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>