Kryemadhi: Përveç fatkeqësive, qytetarët përballen me arrogancën e shtetit

Nga Exit News
Kryemadhi: Përveç fatkeqësive, qytetarët përballen me arrogancën e shtetit

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se vendi po përballet me paaftësinë e qeverisë për të menaxhuar krizat e njëpasnjëshme.

Në një takim me banorët e Lezhës, Kryemadhi pohoi se shteti është arrogant me qytetarët.

“Një nga problemet më të mëdha që ne kemi pasur ka qenë përgjegjshmëria e strukturës shtetërore. Pas tërmetit, më pas u bashkëngjit edhe pandemia, tani edhe përmbytjet. Kalojmë nga kriza në krizë. Ca për shkak të fatkeqësive natyrore, ca për shkak të keq-menaxhimit, ca për shkak edhe të paaftësisë për të menaxhuar, një nga problemet me të cilat hasemi është në radhë të parë arroganca e shtetit dhe mungesa e dëshirës apo edhe vullnetit politik për ti ndihmuar njerëzit.”

Kryemadhi shtoi se qeveria i ka prerë shpresën qytetarëve dhe prandaj po largohen.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>