Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se të ardhurat e shqiptarëve janë të pamjaftueshme për të përballuar jetësën.
Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi se pjesa më e madhe e pagave të shqiptarëve shkon për për ushqime, veshje dhe shërbime.
Ajo premtoi se do të rimbursojë 5 përqind të vlerës së shpenzimeve ndaj qytetarëve dhe se kjo do të formalizojë ekonominë.
“Me programin e LSI-së për rimbursimin 5% të vlerës së shpenzimeve, përjashtuar ato në entet publike, ndërsa formalizojmë së bashku ekonominë”.
Më herët, Kryemadhi sqaroi se rimbursimi do të bëhet në kartën e kreditit me të cilin është bërë blerja.
Sipas saj, një familje mund të përfitojë në fund të vitit 150 dollarë nga kjo politikë.
Kryemadhi pohoi se kjo politikë do të formalizojë buxhetin e shtetit në 600 milionë dollarë.