Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi premtoi të dielën se me ardhjen e opozitës në pushtet, prioritet do të jenë të rinjtë dhe qëndrimi i tyre në Shqipëri.
Gjatë një takimi me banorët e njësisë 2 në Tiranë, Kryemadhi tha se të rinjtë duhet të përfshihen më shumë në politikë dhe vendimmarrje:
“Kemi nevojë për djem të rinj, sepse duam që ndryshimin në politikën shqiptare ta bëjmë me energji të reja, me kapacitete të reja, me forca të reja.”
Ajo premtoi krijimin e vendeve të reja të punës për të nxitur të rinjtë të qëndrojnë në vend dhe jo të emigrojnë:
“Ne duam të krijojmë mundësi, të krijojmë vende pune, punë të mirë paguar, të krijojmë hapësira pa fund, të zhvillohet ekonomia, të zhvillohet biznesi, të kthejnë sigurinë në vend.”