Kryemadhi premton mundësi dhe hapësira për të rinjtë

Nga Exit News
Kryemadhi premton mundësi dhe hapësira për të rinjtë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u takua, të premten, me të rinj në qytetin e Cërrikut dhe premtoi se LSI do të sjellë mundësi të reja për të ata.

Ajo akuzoi qeverinë për largimin e të rinjve jashtë vendit, duke u shprehur se faktori kryesor i largimit është keqqeverisja:

“Një nga arsyet që të rinjtë po largohen është mungesa e mundësive për tu punësuar. Një nga arsyet e tjera është pagat për punët që bëjnë nuk janë ato që shpresojnë dhe duhet të marrin.

Një nga problemet e tjera kryesore është edhe faktori që i nxit dhe keqqeverisja për të mos krijuar hapësira për të rinjtë”.

Kryemadhi tha se mundësitë e punësimit për të rinjtë janë zero dhe premtoi se pas 25 prillit situata do të përmirësohet, me ardhjen në pushtet të opozitës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>