
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi prezantoi të premten kandidatët për deputetë në Malësinë e Madhe.
Somela Radohina dhe Melisa Brojaj janë kandidatët e LSI në këtë zonë.
“Ka ardhur momenti që t’i jepet fund tranzicionit në Shqipëri dhe urrejtjes politike mes shqiptarësh pasi këto kthejnë pas vendin”, tha Kryemadhi.
Synimi i LSI tha ajo, është kthimi i të rinjve në Shqipëri “jo vetëm për të qëndruar, por për të punuar, ndërtuar e zhvilluar”.