Kryemadhi: Prioriteti ynë Projekti “Mëso dhe Fito”

Nga Exit News
Kryemadhi: Prioriteti ynë Projekti “Mëso dhe Fito”

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha të dielën se një ndër prioritet e tyre është projekti “Mëso dhe Fito”.

Ajo zhvilloi të dielën një bashkëbisedim me të rinjtë profesionistë në zonën e Kombinatit.

Ajo tha se një ndër investimet e LSI është taksa 1 për qind.

“Duket si e vogël por krijon një efekt, një impakt goxha të madh për buxhetin për arsimin”, tha ajo.

Ajo akuzoi qeverinë duke thënë se ka një mungesë vizioni.

Kryemadhi tha se LSI është e qartë në politikat e veta dhe shtoi se “ kemi 5 prioritete, shumë të thjeshta, të cilat janë të prekshme dhe të realizueshme menjëherë, duke filluar nga 5 për qind rimbursim të shpenzimeve familjare”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>