Monika Kryemadhi mohoi që të ketë një mundësi riafrimi mes PS dhe LSI, gjatë një inetrviste me Ilir Babaramon, në Report Tv. Pyetjes së Babaramos nëse “ekziston një mundësi riafrimi e Bashës me Ramën, a i druheni kësaj?
Kryemadhi ju përgjigjë se:
“Kjo nuk është një pyetje që duhet të më bëhet mua. Kjo është një pyetje që i duhet bërë zotit Basha. Por unë dua të theksoj, është që zotin Basha jo vetëm që e kanë intimiduar, kërcënuar apo edhe e kanë joshur për të realizuar një gjë të tillë. Por rezistenca e tij ka qenë për hir të së vërtetës jashtëzakonisht serioze. Ai jo vetëm që nuk ka pranuar një gjë të tillë, por zoti Rama jam e bindur që vazhdon edhe sot e kësaj dite, jo vetëm me zotin Basha. Po me ju të LSI-së?Me ndonjë nga LSI-ja po, por me mua s’ka shanse”.