Kryemadhi: Shteti xhelat me qytetarët, me 25 prill do të vij ndryshimi

Nga Exit News
Kryemadhi: Shteti xhelat me qytetarët, me 25 prill do të vij ndryshimi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se shteti është kthyer në xhelat të qytetarëve.

Në një takim me banorët e njësisë 10 në Tiranë, Kryemadhi pohoi se problemet kryesore në vend janë situata e vështirë ekonomike, varfëria, taksat e larta, mungesa e mundësisë për t’iu gjendur njerëzve pranë, por edhe papërgjegjshmëria e shtetit.

Problemi është shteti që duhet të jetë institucioni që ju përgjigjet njerëzve, sepse ne prandaj paguajmë taksa dhe kemi vendosur rregulla. Ky shtet është kthyer në një xhelat të qytetarëve.

 Takimet janë masive në kontakte dhe një nga problemet kryesore është situata e vështirë ekonomike, varfëria, taksat e larta, mungesa e mundësisë për t’iu gjendur njerëzve pranë, por edhe papërgjegjshmëria e shtetit.”

Kryemadhi reagoi dhe për rastin e sanitares së Shefqet Ndroqi, për të  cilën ajo tha se është  rast flagrant i dhunimit të  qytetarit. Kryemadhi deklaroi se në 25 prill do të vij ndryshimi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>