Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi të shtunën, se edhe socialistët janë të zhgënjyer me qeverisjen e kryeministrit Rama.
Gjatë një takimi elektoral në Lezhë, Kryemadhi tha se socialistët e vjetër i kanë treguar se janë shumë të zhgnëjyer:
“Lidhjet e mia me socialistët e asaj kohe, që sot më nuk janë të rinj, por janë burra dhe gra, dhe në tavolina me ta bisedojmë shumë për problematikat.
Ajo që i vret socialistët është: Monika, kemi katër vjet që dëgjojmë premtime dhe zero realizime. Nuk ka socialist që do të pranojë mashtrimet e Edi Ramës dhe rilindjes.”
Ajo tha se të gjithë qytetarët, pavarëisht bindjeve politikë duhet të bëhen bashkë për t’ia kthyer Shqipërinë të rinjve:
“Beteja jonë është e përbashkët, me socialistët e ndershëm, me socialistët e zhgënjyer për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve, për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e fëmijëve të shqiptarëve, për të kthyer djemtë dhe vajzat tona në Shqipëri.”