Kryemadhi sqaron hapjen e fushatës politike dhe marrëdhëniet e koalicionit opozitar

Nga Exit News
Kryemadhi sqaron hapjen e fushatës politike dhe marrëdhëniet e koalicionit opozitar

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi sqaroi të dielën se aktiviteti hapës i PD ishte simbolik dhe shtoi se “fushata jonë ka filluar që me djegien e mandateve”.

Në një intervistë për ABC ajo sqaroi mungesën e LSI në hapjen e fushatës nga PD.

Aleatët e tjerë si Fatmir Mediu dhre Nard Ndoka ishin të pranishëm në fushatë, ndërsa funksionarët e lartë të LSI munguan.

Kryemadhi tha se “ishte mitingu i prezantimit të kandidatëve të PD dhe të aleancës së tyre ndërkohë që ka akoma dhe 29 ditë që na ndajnë”.

Ajo tha se do të vazhdojnë akoma secili në axhendat tona politike individuale.

“Djegia e mandatave të LSI dhe gjithë opozitës ka qenë sipari i hapjes së fushatës elektorale të cilat kanë një datë tashmë, kanë 25 prillin që nuk është shumë larg, është 29 ditë”, tha ajo.

Gazetari: Ka një synim LSI në këto zgjedhje? Është prioritet marrja e sa më shumë mandatave apo të jetë forcë qeverisëse?

E pyetur në lidje me synimin e LSI në këto zgjedhje, nëse ka prioritet marrjen e më shumë mandateve apo të jetë forcë e qeverisë, Kryemadhi tha se LSI ka 5 prioritete.

Nuk është çështje mandatesh apo pushteti, tha ajo. “Prioriteti i LSI është kthimi i të rinjve dhe të rejave në Shqipëri, krijimi i vendeve të reja të punës. Krijimi i vendeve të punës me pagë të mirëpaguar dhe rikthimi i normalitetit dhe rikthimi i klimës së biznesit për zhvillimin e ekonomisë dhe aq më shumë procesi i hapjes së negociatave sepse mendojmë që integrimi evropian për Shqipërinë është shumë i rëndësishëm”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>