Kryemadhi sqaron përse nuk mban maskë

Nga Exit News
Kryemadhi sqaron përse nuk mban maskë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka sqaruar për qytetarët se përse nuk mban maskë, një prej masave më të rekomandueshme për tu parandaluar përhapja e Covid-19.

Në një intervistë për Report Tv, Kryemadhi tha se maska nuk duhet mbajtur në ambiente të hapura apo të preket gjithë kohës me dorë:

“Jo se nuk mbahet maska, por dua t’ju theksoj që maska nuk mbahet në rrugë, por në momentin që ju jeni shumë afër me njerëzit, një maskë që nuk preket me dorë.

Meta ka frikë shumë nga virusi, thotë ‘ç’është kjo që rri pa maskë, unë s’bëhem ekonomiste si Meta, apo juriste si Basha, kam mbaruar për biokimi dhe kjo më jep një siguri përsa i përket imunitetit.”

Kryemadhi është sulmuar disa herë nga kryeministri Rama për mos mbajtjen e maskës në aktivitetet e saj elektorale.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>