Kryemadhi sqaron propozimin ‘Nga bebja në bebe’

Nga Exit News
Kryemadhi sqaron propozimin ‘Nga bebja në bebe’

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shpjegoi të martën propozimin e tyre’Nga bebja në bebe.’

Përmes një video mesazhi, Kryemadhi tregon se në qeveri do të miratohet një fond për bebet, të cilin ato do të mund ta përdorin kur të krijojnë familje.

Kështu sipas propozimit, shteti do të depozitojë çdo vit 1 mijë dollarë për fëmijë që nga dita e lindjes së tij në këtë fond. Në moshën 25 vjeçarë secili fëmijë do të ketë 25 mijë dollarë, të cilat do mund t’i përdori kur të krijojë familje.

Kryemadhi shton se shuma që do të paguajë shteti për këtë fond është sa 0,56 përqind e buxhetit të shtetit si dhe sa vlera e 2 kilometrave rrugë “të tenderave të qeverisë Rama.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>