Kryemadhi: Synojmë të kthejmë në atdhe studentët që janë jashtë

Nga Exit News
Kryemadhi: Synojmë të kthejmë në atdhe studentët që janë jashtë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se qëllimi i programit të saj është të kthejë të rinjtë që studiojnë jashtë në vendin e tyre.

Gjatë prezantimit të kandidatëve të LSI në Shkodër, Kryemadhi tha se përmes programit të saj të rinjtë do të kenë hapësira për të ndërtuar jetën e tyre këtu.

Ajo akuzoi qeverinë dhe kryebashkiakun Veliaj për prishjen e monumenteve të kulturës në Tiranë.

“Shikoni së çfarë po ndodh në Tiranë, se çfarë po bën kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, po shkatërron edhe Maternitetin, aty ku kanë lindur me miliona fëmijë të Tiranës, aty ku miliona nëna kanë kaluar dhe përjetuar emocione të jashtëzakonshme. Dhe të shkatërrosh Maternitetin sepse do të ndërtosh kullë aty, kur ndërkohë është një nga godinat më qendrestare, më të vjetra apostafat të ndërtuara për atë punë, është me të vërtetë e tmerrshme.”, u shpreh ajo.

Ajo ju bëri thirrje qytetarëve që me 25 prill të votojnë për ndryshimin e vendit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>