Kryemadhi takim me ambasadorin britanik: Do të vëzhgojë zgjedhjet në Elbasan

Nga Exit News
Kryemadhi takim me ambasadorin britanik: Do të vëzhgojë zgjedhjet në Elbasan

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi zhvilloi të enjten një takim me ambasadorin britanik Duncan Norman në Elbasan.

Ajo tha në Facebook se Norman do të vëzhgojë zgjedhjet e 25 prillit në Elbasan.

“Ambasadori Britanik do të gjendet në Elbasan edhe në ditën e zgjedhjeve për të monitoruar nga afër një mbarëvajtje sa më të qetë të procesit zgjedhor më 25 prill”, shkroi ajo.

Më herët ambasadorja amerikane dhe ambasadori britanik zhvilluan një takim për zgjedhjet e 25 prillit.

“Shumë sfida para nesh, zbatimi i Reformës në Drejtësi, zgjedhjet 4/25, oferta e Shqipërisë për në BE – por një gjë është e sigurt: Luigi Soreca  dhe jam dakord që bashkëpunimi SHBA- BE në mbështetje të Shqipërisë është më i fortë se kurrë”, shkroi Kim.

Kim, Soreca dhe Norman kanë qenë tre ambasadorët të cilët morën pjesë drejtpërsëdrejti në tryezën e reformës zgjedhore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>