Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se Rama ka qeverisur keq për 8 vite.
Përmes një postimi në Facebook, ajo shkruan se sot ka më pak punë, më shumë emigracion.
Ajo ju bën thirrje qytetarëve për të votuar kundër Ramës në 25 prill.
Postimi i plotë:
“Në 4 vitet e fundit Rama ka patur qeverinë në dorën e tij, për të qeverisur si të dinte më mirë ai. Sot ka më pak punë, më shumë emigracion dhe gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar.
Shqipëria nuk mund të presë deri në 2030-ën për të marrë ndihmë. Në Prill 2021 dërgojeni Ramën në shtëpi dhe zgjidhni një qeveri që do të sjellë ndihmë të prekshme dhe të shpejtë.