Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të dalin të votojnë kundër Edi Ramës me 25 prill.
Në një bashkëbisedim me të rinjtë e Lezhës, Kryemadhi deklaroi se qytetarët nuk mund të kurohen në spitale, janë në terr informativ, nuk kanë mundësi të blejnë ilaçe për tu kuruar.
“Sot në Spitalin e Lezhës nuk mund të shtrohet një i sëmurë me Covid dhe pjesa më e madhe sëmuren nga paniku. Të gjithë janë në një terr informativ, por janë edhe peng i çmimeve të larta të ilaçeve. Jam e bindur që mjekët nuk do të marrin as pagat që iu takojnë.”
Kryemadhi iu bëi thirrje të rinjve të përfshihen në politikë për të larguar Edi Ramën.