Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi uroi besimtarët musulmanë për Fiter Bajramin. Nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, Kryemadhi u shpreh se:
“Do doja që tju uroja gjithë shqiptarëve këtë Fiter Bajram, jo vetëm shqiptarëve myslimanë, por të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Sepse në këto ditë të rëndësishme të bashkimit, që janë ditët më të rëndësishme për familjen shqiptare, për atë institucion që është shumë më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër”.
Kryemadhi shtoi se “besimi në Zot është ajo që u jep kurajon dhe forcën. Na jep forcën për tu ngritur, na jep forcën për të përballuar sfidat dhe na jep forcën për të gjetur sfida të reja”.