Kryemadhi uron Vitin e Ri, premton të ardhme më të mirë

Nga Exit News
Kryemadhi uron Vitin e Ri, premton të ardhme më të mirë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi iu ka uruar shqiptarëve Vitin e Ri përmes një video-mesazhi në ‘Facebook’.

Kryemadhi përshkroi një panoramë të zymtë për vitin 2020, ku ndikimi i pandemisë sipas saj tregoi dobësinë e shtetit.

“Ndikimi i COVID-19 tregoi dobësinë e shtetit tonë. Ne pamë rritje të papunësisë, çmime të larta, më pak mundësi dhe më shumë shqiptarë që largohen nga vendi ynë. Shumë shqiptarë po luftojnë për të mbijetuar.”

Megjithatë, kryetarja e LSI-së shprehet optimiste për të ardhmen dhe premton të kthejë Shqipërinë “të ndihet sërish si një shtëpi”.

Një Shqipëri më e mirë po vjen. Së bashku ne mund ta kthejmë Shqipërinë të ndihet sërish si një shtëpi dhe të mbyllim këtë kapitull tranzicioni. Gëzuar Vitin e Ri 2021. Zoti i bekoftë shqiptarët. Zoti e bekoftë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>