Kryeprokurori i Elbasanit ka kërcënuar kandidatët e LSI-së në Elbasan, deklaroi kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, të enjten në emisionin e gazetarit Peka.
“Taulant Balla po përdor kryeprokurorin e Elbasanit për të ushtruar presion ndaj bizneseve, qytetarëve dhe partive që nuk votojnë Taulant Ballën”, shtoi Kryemadhi.
Ajo u shpreh se “do ti’ dërgoj letër Këshillit të Lartë të Prokurorisë për këtë veprim”. Kryemadhi sqaroi se në qarqet e vendit po “përdoren prokuroritë për fushatë”.
Madje, ajo shtoi se “edhe policia e shtetit në vend ët caktuar ëshët vendosur në aksion duke gjëmuar kandidatët e LSI-së”.