“Specifikisht i shpreha Sekretarit të Përgjithshëm mirënjohjen e Shqipërisë për vendimin e NATO-s për të pranuar Malin e Zi”.
Kështu është shprehur Kryeministri Rama, pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm Stoltenberg.
Në fakt, vendimi formal për të ftuar Malin e Zi t’i bashkohet NATO-s u mor para një jave nga ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, përfshi ministrin tonë të jashtëm Ditmir Bushati, të cilët, natyrisht, kanë votuar në emër të qeverive përkatëse. Sekretari i Përgjithshëm nuk ka votë në vendime të tilla.
I takon Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg që t’i shprehë mirënjohjen Shqipërisë dhe Kryeministrit Rama për vendimin për Malin e Zi dhe jo anasjelltas.
Ose nga injoranca ose ngaqë do të shtojë rëndësinë e kësaj vizite, Kryeministri Rama është sjellë gjatë gjithë vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s jo si Kryeministri i një vendi anëtar, por si një servil provincial.