
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Xhonson doli të dielën nga spitali, pasi qendroi një javë i shtruar. Ai do të kthehet në shtëpinë e tij, por do të vazhdojë të jetë nën kujdesin e mjekëve.
Xhonson, 55 vjeç, u shtrua në spital më 6 prill, 10 ditë pas diagnostikimit me Covid-19, pasi simptomat e tij vazhduan pa përmirësim gjatë gjithë kësaj kohe.
Fillimisht, arsyeja e shtrimit ishte vetëm për të bërë testime, por duket se gjendja e kryeministrit britanik u përkerqësua sa u vendos në reanimacion. Dje pas 17 ditësh, gjendja e tij u përmirësua.