Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar, të dielën, se Greqia do të zgjerojë ujërat e saj territorial në detin Jon, në drejtim të Shqipërisë, dhe më pas çështja do të shkojë në gjykatën ndërkombëtare të Hagës.
Duke folur publikisht për këtë temë, Mitsotakis deklaroi:
“E drejta për të zgjatur ujërat territoriale në 12 milje është një e drejtë e njëanshme e patjetërsueshme e vendit. Nuk diskutohet, nuk kushtëzohet.”
Ai tha se Greqia ka një marrëveshje në parim me Shqipërinë për të dërguar çështjen e në Hagë pasi Greqia ka zgjeruar ujërat e saj territoriale.
Një javë më parë, kryeministri Edi Rama, në një konferencë më ministrin e jashtëm grek Dendias, deklaroi se dy vendet kanë rënë dakord që çështja do të shqyrtohet nga gjykata ndërkombëtare në bazë të së drejtës ndërkombëtare të detit, pa dhënë sqarime se si apo kur kjo do të ndodhë.
Vendimin e dy vendeve e përshëndeti dhe Bashkimi Europian.