Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti nuk do të marrë pjesë në takimin me zyrtarët e lartë të Serbisë në Uashington, i parashikuar të mbahet në 27 qershor.
Përmes një postimi në Facebook, Hoqi sqaroi se për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë me akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale ndaj Presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Veseli, ka vendosur të kthehet në Prishtinë.
“’Për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i akuzave të dorëzuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, më duhet të kthehem në Prishtinë për tu marrë me situatën.
E kam njoftuar Ambasadorin Grenell se nuk mund të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë.”
Një ditë më parë, në 24 qershor Presidenti Hashim Thaçi dhe kreu i PDK-së Kadri Veseli, bashkë më të tjerë, janë akuzuar zyrtarisht për krime kundër njerëzimit nga Zyra e Prokurorisë Speciale në Kosovë e Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet kundër Njerëzimit në Hagë.