
Boris Xhonson, kryeministri britanik u shtrua në një spital të Londrës, të dielën në mbrëmje, për testime të mëtejshme, për shkak të simptomave të vazhdueshme të koronavirusit dhjetë ditë pasi u diagnostifikuar se ishte i infektuar.
Në një njoftim të zyrës së tij thuhet se “me këshillën e doktorit të tij, Kryeministri Boris Xhohnson është shtruar këtë mbrëmje në spital për teste.”
“Kjo është një masë paraprake, pasi kryeminsitri ka vazhduar të ketë në mënyrë të vazhdueshme simptomat e koronavirusit, 10 ditë pasi rezultoi pozitiv për virusin.
Kryeminsitri falenderon personelin (e Shërbimit Kombëtar të Shëndetit) për punën e tyre të jashtëzakonshtë të madhe dhe i lutet publikut që të vazhdojë të ndjekë këshillat e qeverisë duke qëndruar në shtëpi, për të mbrojtur shërbimin shëndetësor dhe për të shpëtuar jetët.”