Kryeministri i Izraelit Netanyahu drejt burgut

Nga Exit News
Kryeministri i Izraelit Netanyahu drejt burgut

Kryeministri i Izraelit Netanyahu rrezikon të dënohet me 10 vjet burg për mashtrim, thyerrje të besimit dhe mitmarrje.

Prokurorët kanë gjetur se ai ka pranuar dhurata të shtrenjta përfshirë, shampanjë, bizhuteri, cigare dhe ka bashkëpunuar me oligarkët e mediave në Izrael për të publikuar lajme në favor të tij dhe për të bërë fushatë për dëmtimin e imazhit të kundërshtarëve politik të tij.

Benjamin Netanyahu doli më 24 maj për herë të parë në gjyqin kundër tij për korrupsion. Duke ecur në korridoret e gjykatës, Netanyahu i akuzoi policët dhe prokurorët se po komplotonin kundër tij.

Avokati i tij kërkoi tre muaj shtyrje të gjykimit për shkka të numrit të lartë të provave që duhet të analizohen. Në këto raste, gjyqe të këtij lloji mund të zgjasin nga disa muaj në disa vite.

Interesi i publikut për gjyqin është shumë i lartë, aq sa policia bllokoi rrugët për rreth gjykatës në Jeruzalem për të ndaluar turmat të mblidhen afër saj.

Netanyahu u betua si kryeministër i qeverisë së re një javë më parë. Dhe u bë kryeministri i parë në detyrë që hetohet nga gjykata.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>