Kryeministri i Kosovës Hoti paralajmëron karantimin e disa zonave si dhe masat e reja të qeverisë

Nga Exit News
Kryeministri i Kosovës Hoti paralajmëron karantimin e disa zonave si dhe masat e reja të qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi se do të vendoset karantina në disa zona në Kosovë si dhe do të ndalohet grumbullimi i më shumë se 100 personave.

Në një komunikim me gazetarët, Hoti tha se po shihet mundësia e mbylljes së disa sektorëve si dhe të punojnë nga shtëpia ata që munden.

“Që në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë do të merren disa vendime, duke filluar nga reduktimi i punësimeve në institucione, duhet të kujdesen ata që kanë mundësi të punojnë nga shtëpitë. Do të mbyllen të gjithë sektorët ku ka raste të paraqitura.Nëse duhet të marrim masa edhe për karantinimin e disa zonave të caktuara. Do të ndalojmë grumbullimin në hapësira të hapura e të mbyllura për më shumë se 100 persona.”

Hoti deklaroi gjithashtu se do të qeveria do të rrisi numrin e infermierëve në zonat ku ka nevojë, duke theksuar se Kosova mund të jetë prag valës së dytë të koronavirusit.

“Nuk mund të lejojmë që gjendja të dalë jashtë kontrollit, jeta e qytetarëve është primare për ne.Masat janë të thjeshta, maskat, dorëzat, larja e duarve dhe distancave. Çdokush që nuk i respekton këto masa bën vepër penale”, u shpreh më tej Kryeministri Hoti.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>