Kryeministri i Luksemburgut shtrohet në spital pas infektimit me Covid-19

Nga Exit News
Kryeministri i Luksemburgut shtrohet në spital pas infektimit me Covid-19

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel u shtrua në spital pasi infektimit me Covid-19 javën e kaluar, kanë raportuar mediat lokale, duke cituar një deklaratë nga zyra e tij.

Bettel 48 vjeç rezultoi pozitiv për koronavirus më 27 Qershor, dy ditë pasi mori pjesë në një takim të Këshillit Evropian në Bruksel me udhëheqësit e tjerë  të BE. Ai u vaksinua një dozë të vaksinës AstraZeneca në 6 maj.

Ai u raportua në atë kohë që kishte simptoma të lehta, duke përfshirë një temperaturë të lartë dhe dhimbje koke. Një zyrtar i këshillit tha se asnjë udhëheqës tjetër nuk konsiderohej se ishte në rrezik sepse u zbatuan rregulla të distancimit fizik dhe mbajtja e maskave.

Luksemburgu, me një popullsi prej 630,000, ka regjistruar një rritje të shpejtë të infeksioneve Covid gjatë 10 ditëve të fundit, me 136 persona të infektuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>