Kryeministri portugez në izolim edhe pas Krishlindjeve

Nga Exit News
Kryeministri portugez në izolim edhe pas Krishlindjeve

Kryeministri i Portugalisë, António Costa do të qëndrojë në izolim përtej Krishlindjeve pasi hëngri darkë me presidentin francez Emmanuel Macron gjatë javës së kaluar.

“Pas kontaktit me një të infektuar me COVID-19, i cili u zhvillua në 16 Dhjetor dhe pas një vlerësimi të rrezikut të kryer nga autoriteti shëndetësor, [dreka] u konsiderua si kontakt me rrezik të lartë të ekspozimit,” deklaroi Administrata Rajonale e Shëndetësisë e Lisbonës dhe Lugina Tagus për mediat lokale.

Costa u  vetizolua dhe rezultoi negativ të enjten.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron u infektua me Covid-19, të enjten. Lajmin e bëri të ditur zyra e shtypit të tij. Sipas mediave franceze, Macron ka shfaqur simptomat e para dhe më pas i është nënshtruar testimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>