Nga dita e hënë më 18 maj, baret dhe restorantet do të lejohen të shërbejnë në mjedise të hapura, por do të vazhdojë ndalimi i shërbimit në mjediset e brendëshme të tyre.
Do të lejohet, gjithashtu, rifillimi i të gjitha veprimtarive ekonomike dhe shoqërore, me përjashtim të transportit publik dhe aktiviteteve sportive e kulturore.
Po më 18 maj, do të rikthehen në shkollë maturantët e të gjitha shkollave të mesme, ndërsa të gjitha nivelet e tjera të arsimit fillor e të mesëm do të zhvillojnë mësim on-line deri në përfundim të vitit shkollor.
Ende nuk ka vendim për hapjen e kufijvë ndërkombëtare të vendit të cilët dot ë vazhdojnë të jenë të mbyllur.
Këto vendime u bënë të ditura nga Kryeministra Rama gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë në Facebook.