Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm të premten në inagurimin e ndërtimit të shtëpisë së Gjergj Fishtës, ku theksoi se poeti ishte një nga përparimtarët më të mëdhenj të vendit.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se shtëpia e Fishtës është aspiratë për të shtuar gurët e kulturës në vend.
“Janë të ngjashëm në misticizëm, në shërbesën e tyre ndaj kombit dhe në vendosjen e shpirtit dhe të fjalës në dispozicion të arsenalit. Janë si dy krenat e shqiponjës për gjuhën tonë, njëri gegë e tjetri toskë. Dy përçues të gjuhës që iu referuan dy partiturave të ndryshme. Shtëpia e Fishtës, është një aspiratë për të shtuar gurët e kulturës, në një vend ku kjo nevojë është e jashtëzakonshme.”
Rama tha se qeveria do të përpiqet të kthejë emigrantë, në mënyrë që të zhvillojnë vendin.