Kryeministri Rama — Marrëveshja i jep fund historisë së kontestimit të zgjedhjeve

Kryeministri Rama — Marrëveshja i jep fund historisë së kontestimit të zgjedhjeve

Kryeministri Edi Rama ia dedikoi monologut e kësaj të diele marrëveshjes para zgjedhore me kreun e opozitës Lulzim Basha. Sipas Kryeministrit kjo marrëveshje i jep fund krizave politike në vend duke e ndihmuar Shqipërinë drejt rrugës së integrimit evropian.

Më tej Kryeministri u shpreh se:

Marrëveshja përcakton detyrimin e ndërsjellë të palëve si vullnet për të institucionalizuar dialogun pozitë-opozitë pa pritur më miqtë e huaj që të bëjnë shkesin për të na ulur në tryezë.

Marrëveshja e arritur është një platformë për tu përpjekur të bashkuar për të zgjidhur zinxhirin 27 vjeçare të krizave që shpikin partitë dhe i paguanin vendi.

[Marrëveshja] është premisë e shkëlqyer për t’i dhënë fund një historie pa mbarim zgjedhjesh që kontestohen nga pala që del e humbur.

[Partitë e vogla] me gjithë respektin nuk mund të jenë garant të demokracisë dhe të drejtësisë as nuk kanë qenë as nuk mund të jenë dot jo vetëm në Shqipëri po askund.

Debati në katundin politik dhe mediatik është fokusuar thjesht tek ndryshimet në qeveri dhe fakti që nuk është rihapur rruga e krijimit të koalicioneve.

Më 25 qershor të kemi zgjedhje të lehtësuara si kurrë ndonjëherë nga pesha e makinerisë shtetërore

Në përfundim të tyre (zgjedhjeve) askush nuk mund të fillojë avazin e vjetër të kontestimit tradicional të rezultatit duke u ankuar për rolin e shtetit.

Qeveria me një urdhër administrativ të nxjerrë prej meje më datë 12 maj, ishte angazhuar të mos shpenzonte më asnjë para publike të paparashikuar dhe të mos bënte asnjë procedurë të re.

Angazhimi i palëve përmban angazhimin për zgjedhjet si pjesë të angazhimit të mëtejshëm të mazhorancës dhe opozitës së dalë pas zgjedhjeve të 25 qershorit për të qenë së bashku në rrugën e çeljes së negociatave për anëtarësim në BE.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>