Kryeministri Rama nuk tërhiqet nga tarifat në Rrugën e Kombit

Kryeministri Rama nuk tërhiqet nga tarifat në Rrugën e Kombit

“Nuk do të fusim pagesën [në Rrugën e Kombit] nëse nuk sqarojmë banorët dhe derisa të jemi të qartë me atë që do të bëjmë.

Do arrijmë, besoj, që ta lehtësojmë barrën e tyre në mënyrë të ndjeshme dh eta bëjmë të funksionojë sistemin.”

Kështu deklaroi sot Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në parlament.

Në shumë media deklarata u quajt si tërheqje e Kryeministrit nga tarifat në Rrugën e Kombit, por në fakt Kryeministri thjesht ka thënë se do të sqarojë banorët e Kukësit përpara vendosjes së tarifave.

Kryeministri, dhe në reagimin e tij pas protestës së 31 marsit, tha se për përdoruesit e shpeshtë të rrugës, pra banorët e zonave përreth, mund të gjehet një zgjidhje e përshtatshme në formën e abonesë apo uljes së tarifave, por heqja totale e tyre nuk është zgjidhje.

Vendosja e tarifave për kalimin në rrugën e Kombit u lajmërua në mënyrë të papritur në 23 mars 2018. Sipas njoftimit, vjelja e tarifave do të niste më 1 prill. As Kryeministri Rama, as ministri i Infrastrukturës Gjiknuri dhe as kompanitë koncesionare Kastrati dhe Salillari nuk zhvilluan takime informuese me banorët e qarkut Kukës, qarku që preket më shumë nga vendosja e tarifave e që është njëkohësisht qarku më i varfër në vend.

Më 31 mars në një protestë të madhe banorë të Kukësit prishën dhe dogjën sportelet e pagesave. Banorët thanë se është e pamundur për to përballimi i tarifave dhe se do t’i prishnin sportelet sa herë që kompania koncesionare t’i ndërtonte.

Dje Gjykata e Tiranës la në burg 11 prej protestuesve, ndërsa Kryeministri Rama i kërkoi sot ndjesë publike banorëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>