Kryeministri Rama nuk do të dorëhiqet: Dielli doli përsëri, vazhdojmë reformat

Kryeministri Rama nuk do të dorëhiqet: Dielli doli përsëri, vazhdojmë reformat

Kryeministri Rama kundërshtoi sot kërkesën e opozitës për të dhënë dorëheqjen pas vendimit të KE-së për të mos hapur negociatat me Shqipërinë.

Në përfundim të mbledhje së Kryesisë së PS-së, Rama akuzoi opozitën se ka tentuar të pengojë procesin e intergrimit europian për Shqipërinë:

“Ata [opozita] kanë punuar shumë fort dhe nuk kanë lënë gur pa lëvizur për të dështuar procesin. Nuk ja kanë dalë sepse ne kemi arritur të kapërcejmë pengesën e ngritur arfiticialisht në 6 muajt e parë të vitit, duke marrë mbështetjen e Gjermanisë.”

Rama përsëriti qëndrimin e tij se moshapja e negociatave për Shqipërinë nuk erdhi si pasojë e mungesës së përparimit të vendit, por e problemeve të brendshme të BE-së:

“Dy vendet [Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut] nuk morën dot atë që iu takonte si rezultat i një përplasje të brendshme në familjen europiane.”

Kryeministri Rama tha se ky vendim nuk ndryshon asgjë për vendin dhe se qeveria do të vijojë me reformat:

“Por siç e shikoni, dielli ka dalë përsëri dita ka filluar përsëri dhe rruga jonë vijon pa asnjë lëkundje dhe ekuivok.

Në aspektin praktik ne jemi të qartë, duhet të vazhdojmë çdo ditë punën. Edhe nëse do të kishim marrë një PO detyrat janë po ato dhe pa atë PO. Të ecim përpara me reformën zgjedhore, brenda vitit të miratojmë rekomandimet e OSBE-ODIHR, të presim plotësimin e Gjykatës Kushtetutese dhe me radhë të gjitha pikat e përcaktuara nga Bundestagu gjerman që janë të rëndësishme për ne dhe jo Gjermaninë.”

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>