Kryeministri Rama ka shkarkuar sot të gjithë prefektët në 12 qarqet e vendit. Ky vendim u mor sot në mbledhjen e qeverisë, ndërkohë që mbasdite pritet që Kryeministri Rama të dalë në një konferencë për shtyp lidhur me këtë vendim.
Deri më tani, nuk dihet se cilat janë arsyet e shkarkimit në bllok të gjithë perfektëve, 7 nga 12 prej të cilëve prej të cilëve ishin të sapoemëruar.
Që prej zgjedhjeve të 25 qershorit, Kryeministri Rama ka pushuar në bllok të gjithë drejtuesit lokalë të zyrave të Hipotekës, e më pas drejtuesit e gjithë spitaleve . Pak ditë më parë, Ministrja e re e Drejtësisë Etilda Gjonaj shkarkoi dhe drejtorët e burgjeve, ndërsa Kryeministri Rama njoftoi shkrirjen e Drejtorive Arsimore Rajonale.