Duket se Kryeministri Rama vazhdon të mbetet në pozita mohuese ndaj çdo kritike të gjendjes në vend dhe punës së qeverisë.
Në fjalimin që Kryeministri Rama ka mbajtur në një konferencë për zhvillimin ekonomik në Shqipëri, ai ka hedhur poshtë çdo lloj kritike për mungesën e investimeve të huaja dhe gjendjen e biznesit në vend.
Përfaqësuesja e Bankës Botërore Tahsin Sayed u shpreh se Shqipërisë i duhet një rritje ekonomike të paktën prej 4 – 5 për qind në vit që të arrijë standartet e BE-së.
Përfaqësuesi i FMN-në Jens Reinke u shpreh se komuniteti ndërkombëtar ka një vlerësim të ulët për Shqipërinë si një destinacion investimesh.
Por, Kryeministri Rama i tha të dy përfaqësuesve se Shqipëria ka ndryshuar dhe nuk është më ashtu siç e përshkruajnë ata.
Këto fjalë të Kryeministrit nuk e kanë bindur përfaqësuesin e FMN Reinken, i cili ka lëvizur kokën në mënyrë mohuese.