
Kryeministri Edi Rama do të takohet të hënën me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Sipas faqes zyrtare, takimi pritet të zhvillohet në orën 13:20, ku më pas do të drekojnë.
Nuk dihet se cilat janë temat që do të diskutohet gjatë takimit.
Më herët Macron dhe Rama janë takuar në Samitin e Sofjes, ku tema kryesore e bisedimeve ishte Tregu i Përbashkët Rajonal si një Katalizator drejt Tregut të Bashkimit Evropian.