Kryeministri Rama u beson çështjen e vet gjykatësve me "ndërgjegje të rënduar" – Pa koment

Kryeministri Rama u beson çështjen e vet gjykatësve me "ndërgjegje të rënduar" – Pa koment

Edi Rama, 21 janar 2016:

“Çdonjëri nga anëtarët e Gjykatës së Lartë, që qysh prej vitit 2013 mban të varrosur dosjen e 21 janarit pa guxuar ta nxjerrë në dritën e gjykimit, është sot drejtpërdrejtë i akuzuar si fajtor për vuajtjen tuaj 5-vjeçare në kërkim të drejtësisë.

“Fakti rrënqethës se dosja e 21 janarit është e vetmja dosje e mbetur pa gjykuar nga viti 2013… del dhe tepron për të kuptuar se kush e ka kapur për fyti drejtësinë shqiptare, përmes gjykatësish që një Zot e di, sesa më të rënduar nga sa mund ta përfytyrojmë ne, e kanë ndërgjegjen e tyre.”

“Gjykata e Lartë e ka zakon të vjetër të mbulojë me dheun e frikës së anëtarëve të saj, patatet e nxehta që përvëlojnë duart e gjykatësve të tmerruar nga hija e tyre…”

 

Edi Rama, 23 Janar 2016 (nëpërmjet zyrës së tij):

“Zyra e Kryeministrit ka të gjitha arsyet e bazuara në prova e fakte, për të besuar se fatkeqësisht deputetja Albana Vokshi i përket kategorisë së shpifësve profesionistë të nivelit të lartë politik në PD, si famëkëqinjtë Paloka dhe Ristani. Këta të fundit u provuan si shpifës për përdorim partiak nga Gjykata e Lartë e Shqiperisë, pasi nuk arritën të provojnë përpara trupit gjykues asgjë tjetër përveç faktit se shpifin për llogari të partisë së tyre.

 Ka ardhur koha që Gjykata e Lartë të kalojë në sitën e gjykimit të saj të pavarur e të paanshëm edhe akuzat e deputetes në fjalë.”

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>