Kryeministri Edi Rama njoftoi se do të vaksinohet të hënën nga Covid-19. Lajmin e bëri të ditur vetë ai gjatë një konference për shtyp.
Ai pohoi se do ta marrë vaksinën për të shtuar besimin tek vaksinimin, duke theksuar se nuk do dëshironte t’ja zinte rradhën mjekëve.
Ai shtoi se anëtarët e qeverisë dhe të komitetit të ekspertëve do të jenë si gjithë të tjerët dhe nuk do të vaksinohen me prioritet.
Rama shtoi se vaksinimi do të nisë në orën 15:00.