Kryeministri Rama i kundërpërgjigjet Ambasadorit Lu

Kryeministri Rama i kundërpërgjigjet Ambasadorit Lu

Në inagurimin e mjediseve te rindërtuara të Bankës së Shqipërisë, Kryeministri Rama u shpreh se këto mjedise nuk janë luks i tepërt.

Kjo deklaratë është përgjigje indirekte ndaj Ambasadorit Amerikan Lu, i cili sot paradite u shpreh se paratë e taksapaguesve duhet të përdoren për shërbimet ndaj qytetarëve e jo për zyra luksoze.

Deklarata e Ambasadorit, gjatë një konference për pushtetin vendor, është kritikë direkte ndaj Kryeministrit Rama i cili ka shpenzuar miliona euro për rikonstruksionin dhe pajisjen e godinave qeveritare, ndërkohë që vendi ka një infrastrukturë të rrënuar arsimore dhe shëndetësore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>