Kryeministri Rama takohet me Presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë

Kryeministri Rama takohet me Presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë

Kryeministri Rama zhvilloi sot një takim në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Obama dhe Zëvendës Presidentin Biden.

Mbas takimit, i cili ka zgjatur rreth 50 minuta, Zoti Rama ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës në të cilin është shprehur se:

“Takimi kaloi parashikimet në kuptimin e kohës dhe nga ana tjetër mund të them që kaloi parashikimet edhe në kuptimin e atmosferës shumë miqësore ku dëgjuam fjalë të shkëlqyera për Shqipërinë, përpjekjet tona dhe sigurisht ndamë së bashku bindjen se ky është një partneritet që duhet të forcohet dhe se Shqipëria ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në rajon gjë për të cilën morëm përgëzime dhe inkurajim shumë të madh.

Dinamika jonë e re e politikës së jashtme ka sjellë një rritje shumë të ndjeshme të reputacionit të vendit tonë edhe në sytë e vetë partnerëve tanë. Dhe sot ky është një fakt i pohuar dhe në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti [Obama] u interesua me shumë dëshirë dhe entuziazëm lidhur me idenë e futjes në shkolla të mundësisë për të njohur fenë dhe për t’u dhënë të rinjve instrumentin e domosdoshëm që të mos bien pre e propagandës ekstremiste të çfarëdo lloji qoftë. Qoftë të radikalizmit islam që flet ne emër të Kuranit por është shkelja më e rëndë për Kuranin, qoftë edhe të ekstremizmit politik edhe në demokracitë e zhvilluara.”

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>