Kryenegociatorët e Serbisë dhe Kosovës do të takohen të enjten në Bruksel

Nga Die Morina van Uijtregt
Kryenegociatorët e Serbisë dhe Kosovës do të takohen të enjten në Bruksel

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen të enjten në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

Peter Stano, zëdhënësi  i BE-së për Punët e Jashtme konfirmoi takimin për Exit News, por nuk dha ndonjë detaj mbi axhendën.

“Unë mund të konfirmoj se ekziston një ide për të pasur një takim fizikisht në niveli kryenegociatorësh në Bruksel, të enjten,” tha Stano.

“Ne do të shpallim axhendën afër datës së takimit,” deklaroi ai, duke shpjeguar se BE njofton rregullisht agjendën disa ditë para se takimi të zhvillohet.

Takimi i fundit u zhvillua në 29 tetor.

Në atë kohë të dy palët nuk ranë dakord në lidhje me çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe. Kjo e shtyu të dërguarin e BE Miroslav Lajcak të vizitojë të dy vendet për të gjetur një zgjidhje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>