
Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi propozoi vazhdimin e kryerjes së vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët në sistemin e karrierës.
Në raportimin e punës së KLP-së për vitin 2020, në Komisionin e Ligjeve, të mërkurën, Ibrahimi u shpreh se ky process mund të kryhej nga KLP dhe KLGJ.
“Institucionet do japin një vetting permanent edhe për ata që bëjnë karrierë në drejtësi”, u shpreh Ibrahimi. Ai shtoi se “ne duhet të jemi në gjendje ta zëvendësojmë boshllëkun e Vettingut që prurjet e reja të jenë të pastra”.
Ibrahimi tregoi se KLP ka ndaluar hyrjen në shkollën e Magjistraturës për 3 kandidatë. KLP për periudhën janar –dhjetor 2020, ka vlerësuar 49 prokurorë.