
Kryetari i Parlamentit Iranian, Ali Larijani rezultoi i infektuar me COVID-19. Lajmin e bëri të ditur parlamenti Iranian. Kryeparlamentari Larijani është vetizoluar dhe po merr kujdes mjekësor.
Irani është një nga vendet më të prekura në botë. Ai renditet në vendin e shtatë me 50 468 raste dhe 3160 të vdekur.
Vendin e parë e mbajnë Shtetet e Bashkuara me 216 323 raste.