
Kryetarje Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi takoi sot Ambasadorin Special në Luftën Kundër Trafikut të Qenieve Njerëzore, John Richmond, gjatë vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara.
Përmes një postimi në Facebook, Zonja Kryemadhi tha se biseda mes tyre ishte përqëndruar në luftën kundër trafikut dhe mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve:
“Vizioni i Presidenti Donald Trump, së bashku me mesazhet e Mike Pence dhe Ivanka Trump në Samitin e Shtëpisë së Bardhë për Luftën e Trafikimit të Qenieve Njerëzore janë një thirrje për të gjithë botën për të garantuar jetën dhe liritë e njeriut.
E bindur mbi partneritetin SHBA-Shqipëri, për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurt për gratë dhe fëmijët tanë, duke siguruar mbështetje për viktimat dhe për të kapur çdo trafikant.”
Në ditët e fundit drejt SHBA-ve kanë udhëtuar disa politikanë shqiptarë, mes të cilëve dhe Presidenti Meta dhe Kryeministri Rama për të marrë pjesë në Mëngjesin e Lutjeve.