Kryetarja e opozitës bjelloruse hetohet për terrorizëm

Nga Exit News
Kryetarja e opozitës bjelloruse hetohet për terrorizëm

Drejtuesja e opozitës në Bjellorusi, Sviatlana Tsikhanouskaya po hetohet për terrorizëm nga prokurorët e vendit, sipas Reuters.

Sviatlana Tsikhanouskaya ndodhet në Lituani që prej gushtit. Ajo u largua nga Bjellorusia pas nisjes së protestave kundër presidentit Lukashenko, i cili akuzohet se vodhi zgjedhjet e gushtit dhe planifikoi arrestimin e rivales Tsikhanouskaya.

Kryetarja e opozitës ka kërkuar nga Bashkimi Europian dhe Amerika që të jenë më të ashpër me sanksionet dhe të nisë hetimet kundër presidentit Aleksander Lukashenko.

Lukashenko – në pushtet që prej vitit 1994 – mohon se i ka manipuluar zgjedhjet. Ai u betua në një ceremoni sekrete në 23 shtator.

Prej 9 gushtit, qindra mijëra qytetarë vazhdojnë të protestojnë dhe të kërkojnë largimin e Lukashenkos.

Presidenti ka shtypur protestat me dhunë policiore dhe duke arrestuar mijëra qytetarë.

Në tetor 2020, Bashkimit Europian vendosi sanksione ndaj 40 zyrtarëve bjellorusë të akuzuar për manipulim votash. BE ka dënuar vazhdimisht dhunën e përdorur nga regjimi kundër qytetarëve dhe nuk ka pranuar të njohë rezultatin e zgjedhjeve të 9 gushtit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>