BE sanksione të reja për Bjellorusinë

Nga Exit News
BE sanksione të reja për Bjellorusinë

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian do të diskutojnë mbi sanksionet e reja kundër Bjellorusisë të enjten, 19 nëntor, tha ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas, sipas Reuters.

“Autoritetet bjelloruse nuk duket se janë të përgatitura për të nisur bisedimet me opozitën”, tha Maas.

“Deri tani nuk ka asnjë shenjë për ndonje reagim konstruktive nga Minsk, ndaj ne do të diskutojmë sansionet e reja për të rritur presionin ndaj qeverisë”, shtoi Maas.

Në tetor, Bashkimit Europian vendosi sanksione ndaj 40 zyrtarëve bjellorusë të akuzuar për manipulim votash dhe shtypje politike. Nga këto sanksione u përjashtua presidenti Lukashenko.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>