Kryetarja e Sindikatës së Pavarur të Arsimit Shqiptar për Tiranen, Alma Lama i kërkoi qeverisë të shpërblejë mësuesit për orët shtëse si dhe të organizojë oraret për mësuesit me sëmundje kronike.
Në një intervistë për Neës 24, Lama shprehet se mësuesit punojnë 10 deri në 12 orë dhe mësimi zhvillohet me 4 turne deri në orën 20:00.
“Kjo do t’i motivonte shumë mësuesit shqiptarë, këto orët mbi normë duhet ti marrin çdo muaj. Mësuesi e ka një motv për ta vazhduar këtë mundim në institucionet arsimore”
Lama u shpreh se oraret për mësuesit me probleme kronike duhet të jenë më specifike.