Kthimi i shqiptarëve nga jashtë, sa do të kushtojë fluturimi dhe karantinimi?

Nga Exit News
Kthimi i shqiptarëve nga jashtë, sa do të kushtojë fluturimi dhe karantinimi?

Paketat për riatdhesimin e shqiptarëve të bllokuar jashtë vendit, do të nisin nga 100 euro për fluturimin dhe 21 euro në ditë për karantinimin e detyrushëm në hotel.

Kryeministri Rama njoftoi se nga 16 prilli të gjithë ata që kanë mbetur jashtë shtetit, mund të prenotojnë në web-faqen e Air-Albanias paketën e tyre, ndërsa fluturimi i parë do të nisë më 18 prill.

Çmimet për biletat do të nisin nga 100 euro dhe do të rriten në varësi të shtetit nga ku nisen qytetarët.

Ndërsa për kostot e hotelit, Rama tha se 14 euro për ditë për fjetjen dhe shërbimin standard do të mbulohen nga qeveria, ndërsa 7 euro për ushqimin do të paguhen nga qytetarët. Në total për 14 ditë, qytetarët do të duhet të paguajnë 98 euro.

Pra minimalisht ata qytetarë që do të kthehen nga destinacionet më të afërta, do do të duhet të shpenzojë 198 euro për tu rikthyer.

Qeverisë Rama iu deshën 5 javë për të hartuar këtë plan dhe për të ndërmjetësuar me hotelet në Durrës, ndërkohë që në ditët para epidemisë deklaronte se kishte të gatshme struktura për karantinë.

Javën e shkuar rreth 100 emigrantë të kthyer nga Greqia, u detyruan të viheshin në karantinë me shpenzimet e tyre në hotele të Korçës, të cilat kërkojnë një kosto prej 25 000- 35 000 lekë për person.

Kthimi i tyre u pamundësua për rreth 5 ditë. Qeveria i la në zonën neutrale të kufirit me Greqinë edhe pse pala greke i kishte lënë të ktheheshin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>